Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Fier, humb jetën një tjetër pacient

Një pacient ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga koronavirusi pasditen e sotme në Fier. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se është vëllai i kreut të shoqatës së Gjuetisë, Themi Perri. Familja e tij lajmëroi se humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.

I ndjeri kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, leucemi dhe prej 3-4 ditësh ishte i shtruar në Tiranë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Themi Perri me një shkrim në Facebook ku thotë:
“Për miqtë, shokët dhe të afërmit e mi. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë me sëmundje Covid-19 vëllai im i shtrenjtë Lili Perri. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

Me këtë rast, numri i viktimave në Fier shkon në 7, i cili pritet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë ditën e nesërme.