“Ripërtërihet” PS! Rikthehet Petro Koçi, Elisa Spiropali jep lajmin e “bujshëm”

Petro Koçi është rikthyer në Partinë Socialiste dhe do të mbajë postin e kryetarit të ri të Këshillit Socialist në njësinë 6. Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri një postim në Facebook ku njoftoi rikthimin e Koçit në PS.

“Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6. Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë.

Faleminderit kandidatëve të tjerë prezent, që unanimisht shprehën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, sic ia do zakoni Kombinatit”, shkroi Spiropali.

Kujtojmë se në vitin 2014, Petro Koçi ka mbajtur postin e zëvendës ministrit të Mbrojtjes.