Reagimi i fortë ndaj Ballës: Pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?

Juristi Shkëlzen Berisha iu përgjigj komenteve të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se ndaj Berishvs duhet të nisin hetimet.

“Tualet, pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?

Nuk të pinë ujë shpifjet apo ke frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.

Mos u lodh duke folur në emër të SPAK-ut tualet, shko dhe bëj kallëzim! Brenda javës padite për shpifje!” shkruan Berisha.

Reagimi erdhi pasi nga foltorja e Kuvendit Balla tha se, Shkëlzen Berisha, duhet të hetohet nga SPAK për shkak se sipas deputetit socialist, “ka kredi të padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash”.