Rama si Hitleri, kujton se do shpëtojë nga Gjinot e “opozitës së re”

Nga Petrit VASILI

Hitlerit, kur i erdhi ngordhja çoi në front edhe 14-vjeçarët, ngaqë s’dinte më se ç’bënte. Edhe ky Kryeministri ynë do që të hedhë ngordhjen e vet me 14-vjeçarët, “Gjinot” e opozitës së re. Hitleri ia hoqi vetes në bunker, ndërsa14-vjeçaret e shkretë të Hitlerit mbetën fushave e pyjeve të Rusisë e s’u kthyen më kurrë.

Zot, ruaje Kryeministrin tonë dhe 14- vjeçarët e tij, se s’dinë ç’bëjnë! Për dreq, historia ka ligje të pamëshirshme, që s’falin as edhe një!