Rama me bandën e tij po vjedh shqiptarët e cfilitur nga varfëria, tërmeti dhe epidemia

Nga Ilir ALLKJA

Më poshtë janë disa nga personazhet e urryer nga romani i Hygoit “Të Mjerët”, Monsieur Thénardier spikat mes tyre!

Thénardier vidhte të plagosurit si dhe vdekurit e mbetur nëpër beteja!

Sot Rama me bandën e tij po vjedh shqiptarët e cfilitur nga varfëria, tërmeti, epidemia, me anë të konçensioneve korruptive!

Rruga Milot Fier me një kosto prej 1.2 miliardë euro, e cila është një rrugë që kalon në terren fushor ku më shumë se gjysma e saj rezulton të jetë e ndërtuar, është një vendim antikombëtar.
Është vjedhje ndaj qytetarëve më të varfër të rajoit, të cilët duhet të paguajnë shumë shtrenjtë kalimin në rrugën e florinjtë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut, siç kanë deklaruar çdo kalim do të kushtojë rreth 15 euro!

Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që edhe pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë.

109 milionë eurot per Bechettin, si dhe konçensionet e tjera që qeveria po bëhet gati të japë, flitet se dhe testimi per Covid-19 do te jetë konçensioni më i afërt janë gurët në qafë që po mbysin shqiptarët!

111 2