Rama drejt greminës, i hap luftë ndërkombëtarëve dhe opozitës, nuk tërhiqet nga shkelja e paktit

Rama ka reaguar në “Twitter” pas qëndrimeve të opozitës së bashkuar dhe Presidentit të Republikës për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Rama po shkon drejt greminës, ndërsa ka i ka shpallur luftë partnerëve ndërkombëtarë si dhe opozitës duke mos u tërhequr nga shkelja skandaloze e paktit për reformën zgjedhore.

Në një përgjigje për ‘opozitën jashtëparlamentare dhe atë presidenciale’ Rama i kujton jashtëparlamentares se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Ndërsa Presidenca i kujtonte numrin e deputetëve, Rama thekson se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë.

“Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shkruan Rama.