Qytetarët nga Shqipëria mund ta vizitojnë Kosovën pa teste

Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.’ Është kjo deklarata që vjen nga ministri i shëndetësisë së Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për masat ndaj koronavirusit, pas takimit me ambasadorin Minxhozi.

Përmes një postimi në facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:
Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti