QSUT vatër infeksioni, çon Covid-19 edhe në qytetin e gjelbër

Pas 4 muajsh zonë e gjelbërt regjistrohen dy të infektuar me koronavirus në Peshkopi. Po bëhet gjurmimi i rasteve dhe rezulton që të dy personat kanë kryer ndërhyrje në QSUT.

Njëri nga personat është karantinuar në shtëpi dhe tjetri është nisur për në infektivin e Tiranës.

Ja si zgjerohet harta e Covid-19

ISHP ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste duke vijuar kështu numri i lartë i të prekurve gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë 3 persona duke e çuar në 69 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

Një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1 559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1.034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Kruja dhe Shkodra me numrin më të lartë të rasteve.

STATISTIKA

Testime totale-27671
Raste pozitive- 2662
Raste të shëruara- 1559
Raste aktive- 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7