Pse Pjerin Ndreu nuk kursen sadizmin për shqiptarët e varfër dhe të papunë!

Nga Ilir ALLKJA

Njëri prej pinjollëve të çetës së rilinjdes, Pjerin Ndreu, nuk kursen sadizmin e tij për shqiptarët e varfër e të papunë!

Ky është identikiti tipik i një politikani të majtë!

I përfshirë në listën e zezë të partnerëve, i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime per grabitje votash, në dosjen 184 , madje duke shantazhuar mësuesit për bukën e gojës, që nuk votonin për Partinë Socialiste, ky palo politikan i PS gjen vendin të tallet me të papunët e të varfërit e Shqipërisë!

Jo zotëri, të varfërit e Shqipërisë e kanë barkun tek shpina e jo tek goja, per arsyen e thjeshtë se nuk ngopin dot me bukë fëmijët e jo më barkun e tyre.

Shqiptarët e varfër e të papunë jo vetëm që nuk e njohin gotën e rakisë e të birrës, por dhe ujin e rrjetit që pijnë, zor se kanë lekë ta paguajnë, ti mirë e din se disa prej tyre perfunduan në burg apo në litar (të vetëvaruar) në pamundësi të paguanin faturën e energjisë elektrike, nën rregjimin tuaj!

Unë e njoh mirë doktrinën tuaj, z Ndreu, qasjen tuaj karshi të varfërve, përpjekjet për t’i shumëfishuar ata, sepse ashtu j’u interesojnë të jenë; të shumtë dhe sa më të varfër, në mënyrë që t’i blini sa më lirë, por s’mund të rri pa shkruar dy rreshta kur ti e çeta jote guxoni edhe të talleni me varfërinë që keni mbjellë me ligësi në këtë vend!

1 24