Pse nuk flet më Rama për “luftën” e padukshme?!

Nga Ilir ALLKJA
mjek

PËRSE HESHT EDI RAMA !

Të gjithë e mbajmë mend Edi Ramën në ditët para të epidemisë që në panikun e përgjegjësisë për gjendjen katastrofale të strukturave shëndetësore, mungesat e theksuara në materiale e staf nëpër spitale e qendra shëndetësore, vuri në veprim të gjitha aftësitë e tij aktoriale, manipulative për t’ia veshur përgjegjësitë e pasojave të pandemisë njezve!!!

Makthi i çdo pasditeje për shqiptarët ishin daljet e kryeministrit nëpër TV (rrypa permanentë tranmisioni të budallallëqeve të tij) duke turfulluar, mallkuar me varr e pa varr për pasojat e thyerjes së karantinës, e cila ishte sa mizore aq idiote!

Gjithkush ishte fajtor, përveç Ramës dhe çetës së tij, madje ky ishte shpëtimtari i mbi 18 000 jetëve !!

Duke krahasuar sjelljen mizantrope të atyre ditëve, ku rastet me të prekur ishin 6 deri 10 për cdo ditë me heshtjen e ditëve të sotme, kur rastet zyrtare (sepse realisht duhen shumëzuar me një numër mbi 9) të prekurve janë mbi 100 cdo ditë, të gjithë e kuptojnë psiqikën e çarë keqaz të kryeministrit të shqiptarëve.

Me ç’po na shohin sytë, Rama në panik për pushtetin , shoqëruar me çrregullimet e rënda të personalitetit, të manipulatorit, të njeriut pervers, po na bind gjithnjë më shumë se sa i rrezikshëm është për ne, për mbarë shoqërinë, për të ardhmen e vendit.

Një fjalë e urtë franceze për perversët si Rama thotë: -Ai don rolin e nuses në dasmë ndërsa në mort, atë të arkivolit.