Presidenti: Të gjithë aktorët politikë brenda dhe jashtë vendit, kundër Ramës

‘Nuk do t’i njoh ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës’. Kështu e mbylli fjalën e sotme para mediave Ilir Meta.

Sipas presidentit, lëvizja e mëpasme e Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore e zerojnë marrëveshjen e arritur.

‘Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës’, theksoi Meta, i cili zbuloi dhe dy arsyet kryesore pse është kundër këtyre dy ndryshimeve.

Së pari, ‘Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë ku përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar, kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvendësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.

Së dyti, ‘Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e ndalojne qe Kushtetuta të ndryshiojë gjatë gjendjes se jashtëzakonshme dhe kërkjesa e opozitës parlamentare është bërë gjatë kohës së pandemisë, kur në fuqi ishte akoma gjendja e jashtëzakonshme.’ – argumentoi Meta.

Presidenti u shpreh se të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe lëvizjes së tij.

‘Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi.

Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese

Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë’- tha presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat.