Premtimi i Bashës për bizneset: Vitin e parë të qeverisjes time nuk do të shihni inspektor me sy në dyert e bizneseve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka premtuar sot nga Pogradeci se, me marrjen e qeverisë do të vendosë “1 vit karantinë” për inspektoratet.

“Një vit karantinë” që bizneset që hapen të mos shikojnë inspektorë me sy. Se në asnjë vend të Europës nuk ndodh që sa hap biznesin, të vijnë inspektorë e të bëjnë terror”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se, “prioriteti im i parë kryesor do të jetë ringritja ekonomike. Sepse çdo gjë që ka ndodhur nuk ka rënë nga qielli, por është pasojë e vendimeve të kësaj qeverie, se paratë shkojnë për 5 oligarkë”.