Policëve ju mbajnë 50 mijë lekë nga rroga pa asnjë shpjegim, reagon Berisha: Grabitje shtetërore!

Një punonjës policie i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, të gjithë punonjësve të policisë i janë mbajtur nga rroga 40-50 mijë lekë dhe shefja e financës nuk ka asnjëlloj sqarimi për këtë.

Punonjësi i policisë shkruan se, ka 13 vjet në polici dhe asnjeherë nuk ka marrë një rrogë të tillë/

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Policeve ju mbajne 50 mije lek nga rroga pa asnje shpjegim.
Grabitje shteterore! sb

Prsh doktorr, jam nje punonjes policie dhe desha te ngre me nje shqetesim pasi te gjithve punonjesve te policise i jan mbajt nga rroga 40-50 mije lek dhe shefja e finances nuk ka asnjelloj sqarimi per kete , kam 13 vjet ne polici dhe asnjeher nuk kam marre nje rroge te tille nuk e di eshte vjedhje qe behet apo ka ndonje gabim ne hedhjen e diteve te punes sepse pervec orarit qe kemi bejm perdit nga 2-4 ore suplementar dhe nuk paguhemi , ne vecanti policia rrugore.