Pogba vendos për të ardhmen

Paul Pogba ka lënë të kuptohet se ardhmja e vet afatgjate i përket Manchester Unitedit, pasi ka theksoi se mezi pret ta hijeshojë Ligën e Kampionëve përsëri me “Djajtë e kuq”.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e siguroi kualifikimin në garën elitare evropiane për klube në ditën e fundit të Premierligës pas fitores kundër Leicester City, edhe pse pak persona e kishin menduar se do ta arrinte këtë synim këtë sezon.

Për Pogban është përfolur vazhdimisht gjatë gjithë vitit se do të largohej.

Në të kaluarën, ai madje pati sugjeruar se dëshiron ta ndërmarrë një sfidë të re, derisa lëndimet nuk e kanë lejuar ta dëshmojë veten në Angli.

Pas rikthimit të Premierligës pas një pauze të gjatë si pasojë e pandemisë, Pogba ka shkëlqyer duke i ndihmuar Unitedit ta zërë vendin e tretë.

Tani përfaqësuesi francez ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga Old Trafford.

“Shkojmë në Ligën e Kampionëve, zemër”, shkroi Pogba në Twitter, pas fitores së Unitedit 2:0 kundër Leicesterit.