Përplasje e fortë, Rama i ndërsen Taulant Ballën, Gjermanisë

Gjermania kërkon zyrtarisht miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërsa Rama i ndërsen Taulant Ballën duke i thënë se do të shkelin marrëveshjen dhe se do të miratojnë në Kuvend paktin me Lymin.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman Johann David Wadephul për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Balla thotë se PS po e shtyn përpara marrëveshjen e 5 qershorit duke e plotësuar dhe se meriton lavdërime për këtë.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.