Përgjimet, biseda e “Niçes” me personin që votoi 23 herë për PS: E hudha edhe votën e plakut që o në Itali…

Gazetarja Klodjana Lala ka zbuluar detaje nga dosja 339 ku zbardh edhe disa përgjithe ekskluzivisht për News24 dhe BalkanWeb nga dosja hetimore tashmë në GJKKO.

Sipas përgjimeve rezulton se si ”Niçja” i Shijakut, apo me emrin real Altin Avdyli ka pasur një rol në manipulimin e rezultateve në Shijak.
Dhe pikërisht del dhe një bisedë me Armelind Zezën, i cili akuzohet se ka votuar 23 herë ne emër të emigrantëve në një qendër votimit në Rubjekë.

Vetë ‘Niçja’ interesohet për rezultatin dhe Armelind Zeza sipër përgjimit i thotë se kutitë u mbyllën, mbaruan punë pasi edhe vulosën shpejt e shpejt 23 fletë votimi dhe i futën brenda kutive.

Nga këto përgjime duket ndikimi që ka Altin Avdyli tek këta persona lidhur me zgjedhjet e 2017 dhe votimin në emër të emigrantëve, blerjes së komisionerëve etj.

PJESË NGA PËRGJIMET

BISEDA 1

Altin Avdyli: Hë Timo
Shpëtim Marku: Ktu o vllai jot këtu jam, mos ki merak fare, këtu jemi
Altin Avdyli: Si po dalim atje mo ja q… m…?
Shpëtim Marku: Kësmet se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja se do fitojmë. E hudha dhe votën e plakut që o në Itali dhe kta gjaku im miqt e mij e ca janë gjithë këta
Altin Avdyli: Aman o Shpëtim, shife vetë aman.

Shpëtim Marku: Ktu është vllai jot, vetëm uj kena pi, ktu do rrim deriii a kupton

BISEDA 2

Artan Xhixha: O Niçe kta ktu në Radë jan tu u tall me robt. Kta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesi i gjona.
Altin Avdyli: Hajde se e rregulloj unë tani

Artan Xhixha: Jo o burr se o gjynah

BISEDA 3

Armelin Zeza: Niçe
Altin Avdyli: Hë
Armelin Zeza: U mbyllën kutitë këtu
Altin Avdyli: Si janë punët?
Armelin Zeza: I futëm 23 vota në kuti.
Altin Avdyli: A i mbyllëm?
Armelin Zeza: Jena tull fare. I vulosëm shpejt e shpejt. Edhe i futëm 23 aty.