Përfaqësuesi i OBSH tregon përse po përhapet me shpejtësi Covid-19

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla ka bërë një postim në rrjete sociale ku shpjegon arsyen përse po përhapet me shpejtësi korónavirusi.

Syla ka treguar tre veprime të gabuara që po bëhen nga njerëzit, gjë që sjell edhe shifrat e larta të të ínfektuarve.

“Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;

Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën.

Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkroi Syla.