Pas denoncimit të Berishës, Policia pranon përdhunimin në grup të 33-vjeçares me të meta mendore

Policia e Shtetit reagoi pas denoncimit tronditës të ish-Kryeministrit Sali Berisha se, një vajzë me të meta mendore është përdhunuar në grup.

Berisha publikoi mesazhin e një qytetari për ngjarjen e rëndë.

“Përshëndetje zoti Berisha. Desha të denoncoj një akt çnjerëzor, i cili ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes në mënyrën më barbare është përdhunuar një vajzë me të meta mendore nga disa monstra të moshës së thyer dhe policia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe po i bëjnë presion vëllait të saj që mos ta bëjë të madhe. Respekte për ty zoti Berisha se vetem ti mund ta ngresh këtë problem. Anonim të lutem”, shkruante qytetari.

Ndërkohë, Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe tha se, ka arrestuar një 56-vjeçar. Sipas policisë, vajza është shtatzënë.

“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8-muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.

“Përshëndetje zoti Berisha. Desha të denoncoj një akt çnjerëzor, i cili ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes në mënyrën më barbare është përdhunuar një vajzë me të meta mendore nga disa monstra të moshës së thyer dhe policia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe po i bëjnë presion vëllait të saj që mos ta bëjë të madhe. Respekte për ty zoti Berisha se vetem ti mund ta ngresh këtë problem. Anonim të lutem,” denoncoi Berisha më herët.