Paloka publikon videon/ Kur Rama thoshte me gojën e tij: “Gimi është si puna ime…”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Ramës, Agim Kajmaku, i cili ishte në arrati prej disa muajsh.

Paloka ka postuar një video në profilin e tij në Facebook ku tregon se, çfarë thoshte kryeministri Edi Rama për të ‘përzgjedhurin” e tij, Kajmaku.

“Me gojën e tij: “Gimi është si puna ime…” Tani e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm “Gimi” po gjithë tufa e kriminelëve që u emëruan deputete e kryetarë bashkie, kanë fytyrën tënde”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Me gojen e tij: “Gimi eshte si puna ime…”Tani e kane kuptuar te gjithe, jo vetem “Gimi” po gjithe tufa e krimineleve qe u emeruan deputete e kryetare bashkie, kane fytyren tende

Gepostet von Edi Paloka am Dienstag, 7. Juli 2020