Nxjerr zbuluar mashtrimin e qeverisë: Shtet k*rv! Prindërit, dy javë të izoluar dhe askush nuk shkon t’u bëjë tamponin

Me emër me mbiemër, një vajzë e re ka “shpërlarë” propagandën e qeverisë për kryerjen e tamponëve për qytetarët që kanë simptomat e COVID-19.

Nga Gjermania, ajo shkruan se prindërit e saj janë izoluar në shtëpi pasi dyshojnë se janë prekur nga virusi i rrezikshëm, duke patur të gjitha shenjat. Ajo shton se si qytetarë të rregullt të shtetit shqiptar ata kanë telefonuar 127 dhe i kanë kërkuar t’u vijnë në shtëpi për të bërë tamponin.

Teksa i kanë siguruar që do vinin, që pas asaj telefonate, askush nuk u shfaq në derën e tyre. Tashmë, ata kanë mbetur të izoluar në shtëpi, duke mos dalë e duke mos takuar asnjë person nga frika e infektimit. Vajza kërkon ndihmë se si mund t’i ndihmojë prindërit e saj të moshuar.

Ajo shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje, jam Anika Gjini dhe per momentin ndodhem ne gjermani.Prinderit e mi jetojne ne Tirane, ne nje nga lagjet me te populluara te tiranes, tek ‘Stadiumi Selman Stermasi’. Qe prej dites se marte te javes kaluar mamaja ime ka shfaqur shenja te covid 19 dhe si nje person i qyteteruar eshte izoluar ne shtepi dhe ka njoftuar 127 per kryerjen e tamponit. I thane qe do vinin te nesermen dhe askush su shfaq. Te enjten i ka filluar temperatura dhe babait tim i cili po ashtu eshte izoluar por duke mos kryer tamponin eshte nje torture pervecse fizike dhe shpirterore pasi edhe nese nuk kane covid ata nuk duan te takojne askend sepse kane frike se behen burim infeksioni. Pervec te tjerash mamja ime eshte dhe diabetike dhe ja cilesoi personit me te cilin komunikoi gjate telefonates me 127. Ju lutem beni dicka sepse duke qene dhe larg nuk di si ti ndihmoj ndryshe prinderit e mi per te bere ate tampon te mallkuar ne ate shtet te mbaruar. Publikojeni kete rast bashke me shume te tjera rreth kesaj ceshtje se po i lene njerzit ne dore te zotit ne ate shtet kurv.