Një vit para zgjedhjeve, Rama dyfishon numrin e të punësuarve në Qeveri me kontrata të përkohshme

Qeveria ka ndërhyrë në një vendim të janarit të 2020 duke rritur thuajse me dy herë numrin e punonjësve që do të punësohen me kontrata të përkohshme në organet e pushtetit qendror për këtë vit.

Ndryshimi është bërë në VKM-në numër 47 të miratuar më 22 janar 2020. Sipas parashikimit fillestar numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në organet qeverisëse qendrore përcaktohej në 1427 persona.

Me ndërhyrjen në këtë VKM, numri i personave që do të punësohen brende këtij viti me kontrata të përkohshme 6-mujore dhe 1-vjeçare shkon në 2278.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të shkojnë për Ministrinë e Bujqësisë, ndërkohë që nevoja për të mbushur pozicione të lira kanë edhe dikasteret dhe institucionet prej të cilave është në varësi procesi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar./Si