Neritan Ceka: Basha, i duhuri për rikthimin tek 4 milionë shqiptarë nga 2 milionë që jemi

Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Aktualitet, në Fax News, me moderator Bejdo Malon ndërsa ka analizuar situatën politike në vend, teksa ka bërë edhe një ‘identikit’ të liderëve politik në Shqipëri.

Ceka tha gjatë bisedës se nga 4 milionë që ishin, numri i shqiptarëve që jetojnë këtu është 2 milionë, teksa bën apel që të zgjidhet një lider që përshtatet me kulturën dhe iniciativën për rikthimin tek shqiptarët.

Ai tha se populli nuk duhet të votojë ata që thonë se, po shkojnë të flasin gjuhën e tyre në parlament, por që kanë një program të qartë dhe të zbatueshëm në interes të tyre, ndërkohë nuk ka kursyer as ironitë për kryeministrin Rama.

“Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4 të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri, ju bënë të gjitha akuzat, ja ku është sot, lideri duhet të buzëqeshi, ky tjetri di të qesh apo jo.

neritan ceka

Listat e hapura janë vettingu, nëse del me lista të hapura, mandatet i jep populli. Të hiqet mendimi se do të shkoj në parlament të flas në gjuhën e popullit, populli kërkon të flitet me program. Të zgjidhen personazhe që kanë kapacitete dhe profesione të caktuara, jo emra njerëzish”, tha Ceka.