“Muzika nuk vret”! Revoltë para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit…

Pas aktit normativ të qeverisë, që bllokon punën e lokaleve të natës dhe muzikën pas orës 20:00 në çdo ambient, një thirrje u shpërnda në rrjetet sociale për një protestë.

Në orën 20:00 do mbahej një protestë përpara kryeministrisë me moton: Muzika nuk vret.

Këtë thirrje e shpërndau edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Muzika nuk vret, të gjithë në protestë,” shkroi ai.

Por mësohet se policia nuk ka dhënë leje për këtë protestë, ku ishin thirrur të gjithë: këngëtarë, artistë, kompozitorë, kameramanë, fotografë, biznesmenë, kamarierë, baristë, etj.

Policia po shpërndan protestuesit.