Mjeku që ndërroi jetë nga Covid-19 e mori infeksionin nga “bomba biologjike” e QSUT

Dalin në dritë detaje të reja nga humbja e jetës së mjekut nga Puka, Hysni Shkjau. Ai u bë mjeku i dytë që vdes nga koronavirusi i ri.

Burimet bëjnë të ditur se, Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore ku ai punonte, pasi infermierja u infektua në QSUT kur kishte një konsultë në këtë spital.

Shkjau punonte pneumolog dhe në momentin që ky i fundit doli në pension, punonte si mjek i familjes në qendrën shëndetësore të Pukës.

Nga informacionet bëhet me dije se mjeku Shkjau ka punuar deri në momentin e fundit qe ka pasur probleme shëndetësore dhe shenja klinike të Covid-19.

Hera-herës spitali i Pukës, por edhe qendra shëndetësore në këtë qytet kanë qenë një vatër e infektimeve.

Qyteti i Pukës ditët e fundit po rikthehet në një qytet me numër të lartë të personave të infektuar me Covid-19.