Mjekja në Klos infektohet me Covid-19, stafi dhe qytetarët kërkojnë t’u bëhet tamponi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar ditën e sotme rastin e një mjekje në qendrën Shëndetësore në Klos e cila sipas saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas saj stafi dhe qytetarët në ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësor prej saj dhe akoma nuk i është bërë tamponi.

“Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë!”, deklaron Çupi.