Mbytet një tjetër pushues në Durrës

Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te stacionit qe njihet si hekurudha.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka ndërruar jetë, si dhe as mosha e tij.