Lufta e karteleve të drogës në Elbasan jashtë kontrollit, qeveria inekzistente

Tjetër vitktimë e luftës së karteleve të drogës në Elbasan dhe asnjë i arrestuar nga policia, ndonëse vrasja është kryer në mes të qytetit. Lufta e këtyre karteleve ka dalë jashtë kontrollit dhe qeveria dhe policia janë krejtëisht inezistente dhe të pamundura për të zgjidhur me forcën e ligjit këto konflikte.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç u ekzekutua me breshëri plumbash pasditen e sotme në Elbasan.
Ramazani mësohet se ishte pjesë e një bande kriminale, që merrej me trafikimin e drogërave të forta, dhe njihej me nofkën “Rrahman Zeqa”.

Mësohet se ai është arrestuar 3 herë për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku për herë të fundit më 2017 për kokainë.

Pista e vetme ku po hetohet për momentin është larja e hesapeve mes bandave për konfliktet e vjetra lidhur me aktivitetin kriminal.

Rreth 30 minuta pas ngjarjes, në aksin Elbasan-Peqin, mes Vidhasit dhe Paprit u gjet e djegur në një kodër me ullishta makina që autorët përdorën në krim, e cila rezulton e vjedhur në Tiranë. Si pasojë e djegies së makinës flakët përfshinë edhe kodrën me ullishta, ndërsa autorët u zhdukën duke humbur gjurmët.