Lubonja: Rama po tenton të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet

Analisti Fatos Lubonja, gjatë një interviste për News 24 është shprehur se, problemi kryesor i Edi Ramës tashmë janë koalicionet parazgjedhore, që nëse lejohen, ia vështirësojnë shumë fitoren.

Sipas tij, kryeministri do të mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar kurse për sistemin zgjedhor analisti tha se, ka shumë paqartësi dhe ndryshimi i tij në lista të hapura nuk garanton plotësisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

”Ka një lloj, paqartësia, që fsheh një lojë, në kuptimin se të gjitha pjesët, partitë, nëse i quaj pjesë, kërkojnë të luajnë për interesat e tyre, por duke ja hedhur tjetrit. Është lojë e pambaruar.

Filloi me marrëveshjen, ambasada amerikane, u duk sikur PD dhe PS do vendosnin. Thelbi i atyre që mund të bëjë Rama, duke e konsideruar si politikan që luftën për interesat e tia, është që të pamundësojë, të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet.

Duket sikur ia vështirëson fitoren. Dhe për këtë loja 3-she, se është opozita parlamentare dhe jo parlamentare, për shkak të disa propozimeve që bëhen, ndoshta mund të futet kjo e koalicioneve. Për të tjerat, nuk di çfarë të them, po përqëndrohet e gjitha tek sistemi zgjedhor. Mbetet problematike. Nuk është vetëm sistemi që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Politika është përqëndruar kështu. Opozita nuk po i mshon shumë kërkesave të tjera. Duket sikur ka krijuar një vetbesim se do bjerë dardha vetë nga pema. Ndoshta kapen tek sistemi. Nuk mund të them diçka të qartë”, u shpreh Lubonja.