Kroacia do të përfitojë 22 miliardë euro nga Fondi evropian i Rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19

Pas katër ditë negociata është arritur marrëveshje për Paketën e Rimëkëmbjes Ekonomike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nga pandemia COVID-19, ku Kroacia pritet të përfitojë 22 miliardë euro.

Midis udhëheqësve është arritur marrëveshja në vlerë prej 750 miliardë euro, si dhe për buxhetin shtatë vjeçar të BE-së me rreth 1.1 trilion euro.

“Në Kroaci sjellim 22 miliardë euro, që është një garanci për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit”, shkroi në Twitter kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, përcjell Telegrafi.

Ishte kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel që e bëri të ditur lajmin të martën herët. E gjithë paketa arrin shifrën e 1.8 trilion eurove, prej tyre rreth 1.1 euro janë planifikuar për buxhetin shtatëvjeçar të BE dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.