Kreu i PD Fier denoncon skandalin: Efektivi i policisë dhunoi studentin, seanca zhvillohet pa praninë e palës paditëse

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka denoncuar një tjetër skandal që ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e rrethit Tiranë.

Ndërsa janë paraqitur për të zhvilluar gjyqin ku i akuzuar është Kreshnik Alla oficer i operacionales i cili është paditur pasi dhunoi një student gjatë një proteste të opozitës, i cili filmonte me cellular nga trotuari, veprimet abuzive të policisë së Ramës me disa të rinj që ishin pjesëmarrës në protestën e opozitës, papritur mësojnë nga prokuroria se çështja ishte mbyllur.

Por ndërkohë vetëm në orën 13.00 mësojnë se séance gjyqësore ishte zhvilluar pa praninë e tyre po ditën e sotme në orën 11.00 ndërkohë që ata ishin po aty vetë.

‘Genjeshtare dhe te korruptuar, prokuror dhe gjyqetar te kapur nen urdherat e partise dhe ne pritje te vetingut.

Sot dt 01. 07. 2020 ora 11 u zhvillua gjyqi, ku i akuzuar ishte KRESHNIK ALIA. oficeri i operacionales, qe sulmoi dhe dhunoi, nje student, qe filmonte nga trotuari, veprimet abuzive te policise se Rames me disa te rinj qe faji i vetem i tyre ishte pjesmarrja ne protesten e opozites.

Ne sinkron te plot, qe kur filloi hetimi i kesaj çeshtje dhe deri me sot, pothuaj nje vit oficeri i policise gjyqesore Lulzim Budini ne bashkepunim te plot me prokuroren SONILA MUHAMETAJ, e kishin para vendosur perfundimin dhe kete e thoshte me mburrje i madhi dhe i pa prekshmi, ai qe mund te dhunoj dhe te sillet si te doje, i quajturi KRESHNIK ALIA.

Sot u paraqitem ne gjykate sipas nje njoftimi vetem me telefonate.

Nga ora 10. 00 deri ne oren 12. 00. Duke pritur qe te na therrisnin, pyesnim te informacioni duke dhene emerin e te demtuarit dhe emrin e te akuzuarit, por na thoshnin se nuk ka nje gjyq te tille sot.

Morem ne tel prokuroren me Av Artan Murrizin, por ajo nuk “dinte” gje, gjithsesi na ftoi ne zyre te na “sqaronte” pasi nuk “kujtohej” fare per rastin, por ne fund u kujtua dhe na tha se e kishte pushuar çeshtjen dhe e kishte derguar ne gjykate.

Nuk kishte fakte, pasi Kreshniku tha qe nuk eshte e vertet dhe ai eshte burre i sinqerte
Por edhe kjo nuk e dinte qe gjyqi do zhvillohej sot.

O zot si ka mundesi nje paturpesi e tille?

Vemi perseri ne gjykate dhe pyesim, nderkohe ishte ora 13 dhe punonjesja e informacionit qe ” nuk e gjente” dot me pare, nese gyqi ishte ne oren 11 tani e “gjeti” dhe gjyqtaria e Migena Laraska e kishte zhvilluar gjyqin po ne oren 11.

Vajtem ne zyren e zonjes se” nderuar “gjyqtare qe po pret vetingun keto dite dhe me nje kopje te vendimit, qe na dhane te informacioni ju drejtuam se si ka mundesi qe ne po presim 2 ore ne kembe dhe ju nuk na njoftoni dhe zhvilloni gjyqin pa pranine tone.

Ndihmesja e saj, nje si pune njeriu, dukej ne mos gaboj, tha pa pike turpi se nuk keni degjuar ose nuk keni qene aty.

E sfidoj gjyqtaren qe pret vetingun dhe i bej denoncim publik, qe SPAK dhe ispektori i larte i drejtesis, te sekuestroj kamerat e gjykates dhe te vertetoje qe ne kemi qene aty, para ores 11.00 dhe pas ores 11. 00. Po prisnim, po interesoheshim, po benim pyetje, te ftuesit, te lajmeruesit, te shume te tjere aty.

As nje fjale nuk eshte thene, asnje njoftim, ne menyre te kordinuar, ne terr te plote informativ, pa piken e turpit, pa moral, arrogante dhe te korruptuar.

Ishte vendosur, urdheri ishte nga shume larte.

Te mbrohet me çdo kusht KRESHNIK ALIA, oficeri dhunues, qe me veprimin dhe te tjera veprime qe ka bere, jo vetem qe nuk duhet te denohet por duhet te gradohet.

Nuk ka mbaruar akoma mor te mjere, do te ankimohet ne apel, do te behet ankesa te Inspektori i larte i drejtesise do te kerkojme qe drejtesia te vihet ne vend.

Vertet mendoni se do ta hidhni kaq lehte?

Ju genjen mendja, vjen nje dite qe paguhen te gjitha.

Po ju ve ne dispozicion, foto dhe video te ngjarjes, per te cilen behet fjale, ta gjykojne qytetaret e thjeshte, pasi nuk ka shume nevoje, per njohuri juridike, keto skena te turpshme dhe te denueshme te policise dhe te mbeshtetura fort dhe paturpesisht, nga prokuroria dhe gjykata.