BE e prerë: Marrëveshja e 5 qershorit të votohet shpejt

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Oliver Varhelyi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit si edhe zhvillimet e fundit ku palët kanë rënë dakord që ditën e hënë të mbledhin Këshillin Politik/ Varhelyi është shumë I qartë në deklaratën e tij të fundit ku thotë se, ‘marrvveshja e 5 qershorit duhet të ruhet dhe të votohet në ligj’.

‘Reforma Elektorale në Shqipëri: Diçka e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara të sistemit elektoral. Përfshirja është e vetmja rrugë përpara në çështjet elektorale. Kyçe është që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet dhe votohet në ligj sa më shpejt sepse ajo adreson një nga kushtet kyçe për çeljen e negociatave me BE’, shprehet Varhelyi.