Katër infermiere me Covid-19, mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

Reparti i Gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit mësohet se është mbyllur përkohësisht.

Shkak për këtë mbyllje, thuhet se është bërë nga infektimi i 4 infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të Covid-19 në maternitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.

Ndërkohë që vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.