Kajmaku u arrestua për t’u liruar, do ta përdorë Rama për zgjedhjet

Ish-Kryebashkiaku i Ramës për Vorën, Agim Kajmaku u lirua nga arresti pas vetëm 24 orësh. Siç duket ai u arrestua për t’u liruar për t’u përdorur nga Rama për zgjedhjet.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të arrestuar vetëm 2 ditë më parë.

Apeli ka vendosur që ai të jetë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Prej 8 muajsh që ishte në kërkim me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Agim Kajmaku nuk u arrestua dot.

Por duket se ai ka qenë në dijeni të një vendimi lirimi për të nga Apeli dhe ka vendosur të vetëdorëzohet.

Kerkesa per ndryshimin e mases se sigurise e ka bere Arta Marku, e cila eshte emeruar prokurore ne Apel.

Arrestimi i para 2 ditëve i Kajmakut duket se kishte vetëm një qëllim, që të lirohej.

Ai akuzohet se ka fshehur çështjen e tij në Greqi, ku ishte arrestuar me emër tjetër dhe per kete arsye u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut te Vores.