Kafshoi kundërshtarin, dënohet futbollisti i Lazios

Mbrojtësi i Lazios, Patric, është pezulluar me katër ndeshje moslojë, për shkak se e kishte kafshuar futbollistin e Lecce, Giulio Donati, gjatë një ndeshjeje në Serie A të martën.

Komisioni Disiplinor i Serie A vendosi për një dënim me katër ndeshje moslojë për momentin e çmendurisë së Patric, transmenton Gazeta Express.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës e kafshoi në dorë Donatin në humbjen e Lazios 2:1 kundër Lecces, dhe si pasojë u ndëshkua me karton të kuq. Por Donati e ka falur Patricin tashmë.

“Ai nuk më bëri asgjë dhe më kërkoi falje menjëherë, ta keni këtë në mendje. Edhe përjetoj emocione, prandaj e kuptoj pse Patric e bëri një gjest të tillë në një ndeshje të vështirë si ajo”, tha Donati.

Përveç pezullimit, ai është gjobitur edhe me 10 mijë euro dhe do të mungojë në ndeshjet e Lazios kundër Sassuolo, Udinese and Cagliari dhe Juventus.