Juventus mund ta fitojë titullin edhe pa luajtur

Juventusi i duhen edhe tre pikë për ta fituar titullin e Serisë A këtë sezon, megjithatë bardhezinjtë mund ta fitojë titullin edhe para se të luajnë kundër Sampdorias të dielën, varësisht nga rezultatet e rivalëve.

Djemtë e Maurizio Sarrit e patën mundësinë ta fitojë titullin e Serisë A të enjten. Megjithatë, ata arritën ta mposhtin Udinesen, që siguroi fitore me rezultat 2:1 në Dacia Arena.

Pasi Matthijs de Ligt e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për ta kaluar në epërsi Juventusin, Udinese u kthye fuqishëm në pjesën e dytë duke i shënuar dy gola për ta siguruar fitoren, përmes golave të Ilija Nestorovskit dhe Seko Fofanas.

Kjo bën që Atalanta ta ketë mundësinë ta zvogëlojë epërsinë e Juventusit në vetëm tre pikë nëse e mposht Milanin të premten në mbrëmje.

Megjithatë, Maurizio Sarri mund ta sigurojë trofeun e Serisë A me vetëm edhe tre pikë nga tre xhirot e mbetura deri në fund.

Madje, Juventusi mund ta festojë titullin qysh në hotelin e skuadrës, para se të dalin në fushë të dielën për ta zhvilluar ndeshjen kundër Sampdorias.

Nëse Atalanta pëson disfatë kundër Milanit, përderisa Lazio dhe Interi s’arrijnë t’i fitojë ndeshjet e tyre kundër Genoas dhe Hellas Veronës, atëherë Juventusi do të shpallet matematikisht kampion, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e tyre.

Kjo pasi që Juventusi ka rekord më të mirë në ndeshjet direkte sesa të gjithë skuadrat në top katërshe, kështu që nëse mbeten baras me pikë, bardhezinjtë e marrin kreun e ligës.