Ja si mund ta fitojë Reali titullin në La Liga

Real Madridi e bëri një hap të madh në garë për titull në La Liga këtë sezon, pas fitores ndaj njërit prej ekipeve më të forta në listën e ndeshjeve të mbetura.

Madridi e mundi Athletic Bilbaon 1:0 të dielën në San Mames dhe, edhe pse Barcelona fitoi po ashtu duke e mposhtur 4:1 Villarrealit disa orë më vonë, skuadra e Zinedine Zidane e ka një epërsi të madhe në garë për titull, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund.

Fakti se Madridi i ka katër pikë më shumë se rivali katalonas nënkupton se atij i lejohet të barazojë në dy ndeshjet e mbetura apo edhe ta humbë njërën prej katër ndeshjeve dhe prapë të mbetet lider.

Real Madridi do të përballet me Alaves, Granda, Villarreal dhe Leganes në katër ndeshjet e fundit këtë sezon.

Madrilenët do ta fitojnë titullin duke i siguruar tetë pikë nga këto katër ndeshje.

Ata mund t’i arrijnë tetë pikë me dy fitore dhe dy barazime, apo me tri fitore dhe një humbje.

Por nëse Barcelona lëshon pikë sërish, atëherë Real Madridi do ta fitojë titullin edhe më herët.