Isa Mustafa rezulton pozitiv me Covid-19, mesazhi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lajmin e bën të ditur vetë Mustafa, i cili shkruan në ‘Facebook’ se përveç një plogështie, nuk vëren ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”.