Infektohen me Covid-19 dy mjekë

Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë. Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të çojë në 3 numrin e personave të prekur në Fier në 24 orët e fundit.

Mjeku anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, pasi ka paraqitur simptoma të sëmundjes. Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës ku edhe ka pushuar, dhe ku mendohet se mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit, nuk është paraqitur më në pune, ndërsa deri me tani nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e punës në spital.

Ndërkohe një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier, ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e çuar në tre numrin e personave të prekur ne Fier brenda një dite.