Imponimi i pacipë i Edi Ramës!

Nga Bardh SPAHIA

Një vizitë zyrtare të kryeministrit të Kosovës, që duhet të riaktivizonte marrëdhënien e krisur në këto 7 vite për shkak të sjelljes së tij, Edi Rama e shëndërron në një platformë “one man shoë“, ku flet vetëm vetë, për të njëjtin vizion që i është kontestuar gjerësisht, e që solli përcarje në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës fokusohet tek riaktivizimi i bashkëpunimit e projekteve ekonomike, që gjatë qeverisjes Rama kanë qenë zero, ndërsa lideri global e ka merakun tek cështja e rishikimit të kufijve. E gjitha në një moment delikat për Kosovën. Pa pikë turpi, sensi mase e mikpritjeje, monopolizon gjithë komunikimin me mediat, pa konsideratë për homologun që ka në krah.

Bën si udhëheqësi i madh që orienton Kosovën, edhe pse ajo ka institucionet e veta funksionale, edhe pse dihet se cfarë ka prodhuar me këtë mënyrë sjelljeje në mbi 7 vjet.

Një kryeministër karagjoz, që nuk di vendin e vet është fatkeqësi për të dy vendet tona!