Humbi punën se i morën patentën, tentoi të digjet para Kryeministrisë

POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Taksisti 39- vjeçar i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën 2 ditë më parë pasi i hoqën patentën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39- vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.