Humb jetën një tjetër pushues në plazh

Një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën në plazhet shqiptare. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në plazhin e Velipojës dhe víktimë është Martin Gjini 76 vjeç nga Gjakova, pushues në Velipojë.

Ai ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det. Edhe pse ka pasur ndërhyrje për ti dhënë ndihmën e parë, Gjini nuk ka mundur të mbijetojë.

Me rikthimin e turistëve dhe plazhit, në vendin tonë ditë pas dite shënohen humbje jete, ku jo më larg se dje një tjetër pushues u gjet i pajetë te Shkembi i Kavajës.