Humb jetën nga Covid-19 një 56-vjeçar  

Një 56-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Burimet konfirmojnë se prej disa kohësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona në qytetin e Kukësit. Rasti i jetës së humbur dhe të të prekurve priten të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.