Hoti kundër Ramës: Nuk ka Minishengen Ballkanik

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten është diskutuar për bashkëpunim ekonomik sipas parimeve evropiane.

I pyetur nga Top Channel nëse do të pranoj ftesën për takimin e radhës mes partnerëve të rajonit për Shengenin Ballkanik, Hoti ka thënë se nuk ka mini Shengen.

Partia e dytë më e madhe në Qeveri, AAK thonë se nuk besojnë se Kryeministri Hoti do të pranojë të bëhet pjesë e ndonjë takimi për këtë temë duke ditur se AAK-ja është kundër.

Ideja e Shengenit Ballkanit nisi në kohën kur Kosova qeverisej nga ish Kryeministri, Ramush Haradinaj. Ajo u mbeshtet me force nga kryeninistri Edi Rama.

Haradinaj e refuzoj pjesëmarrjen në çdo takim, si kundërshtim i idesë së krijimit të një tregu vetëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu kunder doli edhe kryeministri Albin Kurti.