Grabitësit futen në banesë marrin peng dhe dhunojnë çiftin e të moshuarve,  ja shuma që morën

Grabiten me dhùnë dy të moshuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit. Kanë qenë dy grábitës të cilët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur pèng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa t’iu jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit Laze Shehut 78 vjeç, grábitësit i kanë ke.qtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mby.snin nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur të hollat. Vetë i moshuari Laze Shehu arriti të gjente 180 mijë lekë të vjetra që ishte qeraja e baneses ku jetojnë dhe ua dha keqbërësve.

Në këtë moment dy ke.qbërësit të ma.skuar kanë qèlluar me grushta dy pleqtë dhe janë larguar duke sharë. Menjëherë çifti i të moshuarve kanë lajmeruar pòlicinë e cila është gjendur ne vendngjarje. Sipas burimeve zyrtare deri tani jane shoqëruar në pòlici 4 persona si të dyshuar për grabitjen me dhùnë të çiftit të të moshuarve Shehu.

gjirokaster