Gjallë a vdekë?

Nga Erl KODRA

-Një përkufizim për Edi Ramën-

“Vetë pushka nuk ka një gjendje morale, pasi një send nuk ka vullnet të vetin. Natyrisht, ajo mund të përdoret nga njerëz të këqij për qëllime të këqija, por meqense ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij, dhe ndërsa këta të fundit nuk mund të binden në rrugën e drejtësisë, ata sigurisht që mund të korrigjohen nga njerëzit e mirë me pushkë”
Jeff Cooper

Jo pa qëllim e citova që në krye këtë sentencë të Jeff Cooper. Shikoni se në çfarë gjendje të mjerueshme është katandisur demokracia dhe ekonomia jonë, e mposhtur nga vullneti i lig i një njeriu të vetëm. Gjendje të tilla të padenja janë të papranueshme për një komb të cilivizuar. Por le të shohim në thellësi se çfarë mund të jetë rruga e Shqipërisë në mbrojtje të demokracisë dhe dinjitetit nga sulmi asgjësues i Edi Ramës.

Kur Partia Demokratike dhe opozita ndërmori hapin ekstrem të dorëzimit të mandateve parlamentare, një shpresë e re mori hov në zemrat e shumë qytetarëve; sepse ky akt u pa si shenja se skrupujt moral nuk kishin vdekur, të paktën në një pjesë të politikës shqiptare. Akti në vetvete ishte i pazakontë, pothuajse i panjohur në historinë politike të një vendi, megjithatë, shumica e shqiptarëve e mbështeti atë, por jo faktori ndërkombëtar. Sot është e lehtë të thuhet se opozita shqiptare gaboi në strategjinë e saj, por në të vertetë, ky do të mbetet akti më i moralshëm politik në historinë e Shqipërisë.

Mundet të ndodhë që takimi me një njeri të lig të të shkatërrojë jetën; sepse qëllimi i tij është që të marrë sa më shumë nga jeta jote. Mundet të ndodhë që një njeri i lig të shkatërrojë jetët e shumë njerëzve. Por nëse qëllon që i ligu është në krye të vendit, katastrofa është e sigurtë. Historia jonë, pa qenë nevoja të sjellim shembuj nga historia e botës, ka treguar se vullneti i të ligut nuk njeh kufi, sidomos kur bëhet fjalë për pushtet dhe pasuri.

Ne duhet të bëjmë një marrëveshje fjale dhe një përkufizim; sepse pushteti i Edi Ramës nuk është një regjim, nuk është as fashizëm ose komunizëm, por është thjeshtë pushteti i një manjaku mafioz, lloji më i ndyrë dhe i errët i pushteteve në botën që njohim. Cilësitë e veçanta të Edi Ramës, aftësia e tij për të artikuluar gënjeshtra dhe mashtrime në publik, si dhe konjukturat ndërkombëtare e sollën punën deri këtu, sa sot, ne gjendemi para dilemës “gjallë apo vdekur”.

Ata që i kuptojnë zhvillimet gjeopolitike, e dinë mirë se Edi Rama ka shfrytëzuar në maksimum politikën rajonale me Kosovën në funksion të qëndrueshmërisë së pushtetit të tij. Njohuritë rreth ngjarjeve politike në zhvillim (njohuri të cilat vijnë nga pozicioni i punës) ai i ka përdorur në interes personal, duke shkelur kështu me këmbë interesat kombëtare. Aventurat e tij gjeopolitike gati sa nuk shkaktuan copëtimin përfundimtar të Kosovës, megjithse edhe kaq, dëmi i shkaktuar shtetit të ri është kolosal.

Që prej ditës së parë si Kryeministër i Shqipërisë dhe deri më sot, Edi Rama ka punuar fort në dy drejtime;
– të grumbullojë pushtet dhe pasuri,
– të mbrojë me çdo kusht pushtetin dhe pasurinë e fituar.

Për këtë qëllim ai ka përdorur gjithçka që lëvizë në faqe të dheut, përfshirë korrupsionin, kontrabandën, krimin e organizuar, ryshfetin, blerjen, shitjen e interesave kombëtare, eleminimin e demokracisë, zhbërjen e institucioneve ligjzbatuese, zhbërjen e drejtësisë. Edi Rama ka përdorur edhe përdhunues, vrasës dhe trafkantë droge për të kapur shtetin. Për më tepër, ka prova të tjera që provojnë se Edi Rama çdo ditë të jetës së tij si Kryeministër i Shqipërisë ka punuar me vetdije të plotë kundër interesave të qytetarëve. Këto fakte i dinë edhe ndërkombëtarët.

Të negociosh me Edi Ramën është njësoj sikur të negociosh me një serial killer për jetën tënde. Sepse një vrasës të mban gjallë deri në momentin që atij i nevojitesh, domethënë, deri në çastin që jeta jote i shërben qëllimeve të tij. Pas kësaj, ai të futë një plumb pas qafe. I ligu nuk njeh besë, burrëri ose marrëveshje. I ligu njeh vetëm forcën. Edhe këto fakte i dinë shumë mirë ndërkombëtarët.

Mundet që ndërkombëtarët të mos e ndjejnë thikën e ngulur mes kockave tona për arsye që merren me mend, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi mirëkuptues për mosndjeshmërinë e tyre. Mundet që ata të ushqejnë akoma ndonjë iluzion se “artisti” do të ndërgjegjësohet, dhe se rruga e duhur është “të largohet me procedurë”. Fakti që deri më sot mungon një dekleratë eksplicite e Ambasadores Yuri Kim rreth akteve të fundit të Edi Ramës, me siguri do të keqpërdoret prej tij njësoj si në rastet e mëparshme. Mundet, që për njëqind arsye të ndryshme, kjo dekleratë të mos vijë kurrë. Bota ka njëmijë halle më të rëndësishme se sa Kushtetuta e Shqipërisë.

Me gjasë, diku nga Maji i vitit që vjen Edi Rama do të shpallë “fitoren” e zgjedhjeve parlamentare, pasi ka ndryshuar Kushtetutën, ka ndalur koalicionet opozitare, ka bërë Amnistinë Fiskale, ka shitur drogën, ka “rritur” rroga dhe pensione, ka “punësuar” edhe 200.000 qytetarë në Administratë, dhe ka shpenzuar në blerje direkte nja 50 deri 200 milion euro. Një popull të vogël me 500 mijë të uritur e blenë lehtë.

Atë ditë mundet të vijë një dekleratë ndërkombëtare që bën thirrje për qetësi. Por nuk do të jetë e nevojshme, sepse qetësi do të jetë gjithsesi. Deri atëherë do jenë larguar edhe 500 mijë qytetarë të tjerë.

Ndërkombëtarët e dinë fare mirë se kjo është e verteta për Edi Ramën. Ata kanë fakte të dorës së parë se Kryeministri i Shqipërisë është një vrasës i pabesë dhe njeri i lig. Ata e dinë fare mirë se pasuria e Ramës tejkalon 800 milion euro. Gjithashtu ata kanë informacione të sakta se kush janë bashkëpunëtorët dhe partnerët më të afërt në Shqipëri dhe jasht saj. Pikërisht këto konjuktura rreth bashkëpunëtorëve mundet që të jenë shkaku i heshtjes diabolike që ka ndodhur deri më sot. George Soros, Rexhep Taip Erdogan, Tany Blair (dhe shumë të tjerë) nuk janë figura të parëndësishme. Janë të njohura rastet kur fatet e popujve janë sakrifikuar për interesa të ngjashme.

Partia Demokratike duhet të ruajë qetësinë, por sigurisht që duhet të bëjë plane për aksionin e saj në mbrojtje të Kushtetutës. PD është pjesë e këtij populli të sakatosur nga qeniet e liga. Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe të një Parlamenti legjitim, e vetmja mundësi për të mbrojtur interesat më të larta të qytetarëve është revolta. Sapo të nisë stuhia e njëmendtë, ndërkombëtarët do t’a izolojnë Edi Ramën.

Jo pa qëllim kam shkruar rreth dijenisë së ndërkombëtarëve për çka është në të vertetë Edi Rama. Gjithashtu, jo pa qëllim nuk citova mbështetjen që po merr opozita po nga faktori ndërkombëtar, deri tek Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Tek e fundit, ata japin mbështetje, por nuk do të sulmojnë regjimin e tij me armë. Ne shqiptarët duhet të rrëzojmë Edi Ramën. Gjallë a vdekë.

ra 5