Foto/ Situatë e rëndë nga Covid-19 tek Infektivi, njerëzit vërshojnë drejt QSUT

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirus në 24 orët e fundit, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani, duke e çuar në 97 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 persona të tjerë.

Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.

Këto foto nga LSA tregojnë situatën para Infektivit dhe në QSUT, e cila është kthyer në ‘bombën biologjike’ të koronavirusit.

QSUT71594719027

1 39

2 28

3 21

5 11