Ekzekutimi mafioz në Elbasan, viktima i skeduar si trafikant droge

Policia e Elbasanit ka dalë në një informacion paraprapk lidhur mbi ekzekutimin këtë pasdite në këtë qytet të 39-vjeçarit, Emiliano Ramazani.

Elbasan/Informacion paraprak
Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima i skeduar si trafikant droge

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Elbasan.
Mësohet se Emiliano Ramazani është vrarë në makinën e tij, tip ‘Ford Fokus’ me targa AA 945 DG.

Burime policore thanë se ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve, ndërsa është arrestuar edhe 2 herë më parë, për trafik kokaine.
Mjeti që është gjetur i djegur në ullishte në fshatin Vidhas është tip ‘Volkswagen’ dhe targat e mjetit që është djegur jane vjedhur para 10 ditesh ne Tirane, ndersa janë shpallur në kërkim si të vjedhura nga Komisariati i Policisë numër 2 në Tiranë.

2 1