Edvin Droga futi OSBE në krizë!

Nga Sali BERISHA

Per here te pare ne histori OSBE nuk zgjodhi dot Sekretarin e Pergjithshem dhe zyrtaret e tjere te larte te saj pas skadimit te mandatit te drejtuesve aktual.

Miq, organizata e OSBE per here te pare ne tere ekzistencen e saj drejtohet nga nje ekzekutiv me mandat te skaduar. Shkaku kryesor i krizes se emerimit te zyrtareve te saj me te larte e panjohur kurre me pare qendron ne deshtimin spektakolar te kryesuesit te radhes ne detyren e tij per gjetjen e konsensusit midis vendeve anetare per kandidaturat e paraqitura.

Kryesuesi i rradhes te OSBE eshte ministri i jashtem i narkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Droga. Ai sipas burimeve diplomatike qe preferojne anonimatin nuk u pranua per vizite nga homologet e tij te disa vendeve.

Diplomate te tjere qe kane lexuar raportin e OSBE qe akuzon Ramen per 200 milione dollare te paligjshme, ndaj te cilit nuk nxori as dhe nje fjale te vetme kundershtuese, mendojne edhe me keq. Sipas perfaqesuesve te ketij grupi qe nuk duan te identifikohen, kriza erdhi sepse Edvin Droga ka tentuar te beje pazare te leverdisshme per te, me te cilat i ka vene kazmen arritjes se konsensusit.

Te trete, duket kolege nga rajoni besojne se kreu i radhes nuk pati kohe te merreh me arritjen e konsensusit per emerimin e zyrtareve me te larte te OSBE sepse:

a) po merrej me mbjelljet masive pranverore te kanabisit, kuptohet atij “medicinal”dhe se

b) ishte teper i zene ne negociata per prishjen e konsensusit te arritur dhe te firmosur nga forcat politike ne vendin e tij per reformen zgjedhore.

Miq, kryesimin e radhes se OSBE Edvin Kristaq Droga e trashegoi nga qeveria e meparshme, per ta personalizuar ai emeroi veten minister te jashtem dhe mendoj se i erdhi radha te fuse per llogari te Beogradit marreveshjen Kosove – Serbi ne agjenden e tij dhe se do zgjidhe krizen e Ukraines.

Ne fakt e vetmja gje qe beri eshte se solli krizen ne vet Seline e OSBE ne Vjene.

Se fundi, diplomat ne ministrin e jashtme te Shqiperise flasin poshte e perpjete se fajn e ka Saliu pasi kryesimi i OSBE nga Shqiperia, per te cilin po diskretitohemi, u vendos ne kohen e tij.

Si perfundim miq, kesaj i thone nje mbyllje me faqe te zeze. sb