Edi Rama duhet ndalur me çdo çmim!

Nga Erl KODRA

Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të vjedhur së paku 7-8 mandate në tavolinë. Të paktën 5 % e votuesve e shesin votën paraprakisht, kështu që “zgjedhja” e tyre quhet votë e pastër për Edi Ramën. Këta numra janë pa llogaritur trupën e ngurtë të ish-komunistëve, që hanë barë dhe “parimet” nuk i shkelin. Fundi i fundit, rezultati është matematikë e pastër. Pse e them këtë?

E zëmë se vota popullore është 60 me 40 në anën e opozitës. Nëse vota popullore do të përkthehej në mandate të pastra, numri i vendeve në Parlament do të ishte 84 me 56. Por çfarë ndodhë me të vertetë me pengimin e koalicioneve parazgjedhore?

Sipas ekspertëve, 7-8 mandate mund të kalojnë në tavolinë për llogari të Edi Ramës. Vetëm me këtë “lëvizje” Kushtetuese, numri i deputetëve të fituesit potencial zbret në 76. Ndërsa nga blerja paraprake e votave, nëpërmjet metodave të njohura tashmë, Edi Rama “fiton” të paktën edhe 7 deputet të tjerë. Numri i deputetëve të opozitës zbret nën 70 mandate.

Edhe në këto kushte opozita mund të fitojë zgjedhjet. Megjithatë, kjo do të jetë një fitore e vështirë, In Extremis. Për 1000 arsye që nuk varen nga populli opozitar, mund të ndodhë edhe e kundërta, domethënë, Edi Rama do të kryej një masakër elektorale. Ashtu siç është kryer më parë. Po njësoj, ndërkombëtarët nuk do të kenë kohë të merren përjetësisht me Shqipërinë.

Në këto rrethana, Edi Rama shpallet Mbret. Fundja, a nuk është edhe “pasardhës” i Mbretërisë?

Opozita Shqiptare e ka për detyrim moral, por edhe detyrim kushtetues të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Për më tepër kur është në lojë fati i Republikës dhe i qytetarëve.

Nëse jo për Kushtetutën, për çka?!

Nëse jo sot, kur?!

Edi Rama nuk ndalet me deklerata, as me argumente juridike. Ai horr ka dhënë prova të mjaftueshme që nuk njeh kufinjë moral, ligjorë ose kushtetues.

Edi Rama ndalet veç me forcë. Me forcë të drejtëpërdrejtë, të ashpër, të pamëshirshme.

Vetëm kështu do të fitoni edhe empatinë e opinionit ndërkombëtarë. Pastaj edhe të ambasadorëve.

Historia është gjykatësja më e ashpër. Dhe këtë herë, apatia e Opozitës nuk do të falet.