Edhe Zani Çaushi kërkon lirimin nga burgu, Rama ka hapur burgjet për kriminelët

Zani Caushi, ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se tashmë është rehabilituar dhe se ka fëmijë të mitur për të rritur.

I dënuari përjetë për ngjarjet e bujshme të vitit të mbrapshtë të vitit 1997 ka surprizuar me kërkesën e tij për lirimin nga burgu. Ndaj tij është përcaktuar seancë gjyqësore e cila do të mbahet me 17 Korrik ku edhe do të deklarojë provat ku bazohen argumentet e tij për lirimin

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht. Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë, është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca, raporton Faxweb.al.

Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende. Burime nga Gjykata e Korçës pohuan se procesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.

Zani Çaushi i cili njihej si i forti i Vlorës, mbahet në qeli për rrëmujat e vitit 1997, ndërsa është bërë babai i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në burg. Caushi u fejua me të në 2007, pas një njohje disa vjeçare. Ajo jeton në qytetin e Burrelit, ku Zani ka pasur shok të ngushtë Luçanon e ky ka qenë edhe momenti i njohjes së tyre. Nëntë muaj më vonë, në prani të drejtorit të burgut, të ëmës dhe vëllait të Arjanës dhe drejtuesit të gjendjes civile ata lidhën martesë.

Arjana ishte veshur shumë thjesht dhe ceremonia ishte po ashtu, duke qenë se numri i personave pjesëmarrës ishte i reduktuar. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija i parë i Zani Çaushit, që është djalë.